Si ta mbyll llogarinë time në PayPal?
Para se të mbyllësh llogarinë tënde në PayPal, hiq çdo para nga gjendja e llogarisë.
Nëse ka mundësi që mund të dëshirosh të përdorësh PayPal-in në të ardhmen, mund ta mbash llogarinë tënde të hapur.
Nëse vë re një pagesë që nuk e ke autorizuar, raportoje menjëherë në Qendrën e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve.
Për të mbyllur llogarinë tënde në ueb:
- Shko te "Cilësimet".
- Kliko opsionin "Mbyll llogarinë tënde" nën "Opsionet e llogarisë".
- Kliko opsionin "Mbyll llogarinë".
Për të mbyllur llogarinë tënde në aplikacion:
- Prek ikonën "Profili".
- Prek opsionin "Mbyll llogarinë tënde".
Llogaria në PayPal nuk mund të rihapet pasi të mbyllet.
Nuk është e mundur të mbyllësh një llogari me gjendje të mbetur, ndonjë kufizim ose çështje të tjera të pazgjidhura.